Lidhje

Belgjikë, ceremoni për 100 vjetorin e Luftës së Madhe


Zyrtarët evriopianë nderuan sot ushtarët që humbën jetën në fillimin e Luftës së Parë Botërore, ose Luftën e Madhe në 100 vjetorin e fillimit të luftës në Belgjikë.

Mbreti Filip dhe Mbretëresha Matildë të Belgjikës drejtuan ceremonitë e sotme në qytetin Liege, ku trupat belge i bënë qëndresë pushtimit gjerman, në ditët e para të luftës, duke vonuar pushtimin e Francës nga ushtria gjermane.

Në ceremoni merrnin pjesë Presidenti francez, Francois Hollande, Presidenti gjerman Joachim Gauck dhe kryeministri britanik David Cameron, si edhe Princi William dhe gruaja e tij Catherine dhe zyrtarë të tjerë. Në fjalimet e tyre, figurat botërore folën për forcën e pajtimit mes fuqive të mëdha evropiane, që sot janë aleatë.

XS
SM
MD
LG