Lidhje

Ligjit për Gjykatën e Lartë sjell sërisht debate


Në Shqipëri shqyrtimi i Ligjit për Gjykatën e Lartë u bë sërish sot shkas për debate të forta mes shumicës dhe opozitës në Komisionin parlamentar të ligjeve dhe atë të Integrimit.

Përfaqësuesit socialist në të dy komisionet i janë përmbajtur qëndrimit të tyre publik se nuk do të mbështesin asnjë ligj që kërkon tre të pestat nëse nuk plotësohen tre kushtet e tyre që kanë të bëjnë me reformën parlamentare, zhblokimin e financimeve për bashkitë e drejtuara nga opozita dhe zgjidhjen e problemit për drejtimin e qarkut të Fierit. Akuzat e shumicës ishin sërish ato sipas të cilave, socialistët, po kërkojnë të gjejnë pretekste për të bllokuar procesin e integrimit të vendit.

Në komisionin e ligjeve përfaqësuesit socialist u larguan nga mbledhja, ndërsa deputetët e shumicës përmbyllën procedurat e miratimit të ligjit, duke i hapur kështu rrugë dërgimit të tekstit në seancën plenare të së enjtes, ku përsëri do të duhet vota e opozitës që ligji të kalojë.

Nga Brukseli është kërkuar që ndryshimet për Gjykatën e lartë të miratohen sa më shpejt, në mënyrë që të bëhen pjesë e vlerësimit që komisioni pritet të japë për kërkesën e Shqipërisë për Statusin e vendit kandidat.
XS
SM
MD
LG