Lidhje

Ligjvënësit amerikanë ende pa marrëveshje mbi rritjen e tavanit të borxhit

  • Zëri Amerikës

Ligjvënësit amerikanë ende pa marrëveshje mbi rritjen e tavanit të borxhit

Ligjvënësit amerikanë ende pa marrëveshje mbi rritjen e tavanit të borxhit

Udhëheqësit politik amerikan janë ende pa marrëveshje për të rritur kufirin e borxhit dhe për të shkurtuar shpenzimet qeveritare, tre ditë para afatit të 2 gushtit. Planet rivale të republikanëve dhe demokratëve për të rritur kufirin prej 14 presje 3 trillionë dollarë dhe për të frenuar defiçitin, bëjnë thirrje për masa të ngjashme. Por marrëveshja për një kompromis duket e largët. Shtëpia e Bardhë dhe udhëheqësit e kongresit pritet të vazhdojnë më tej bisedimet sot.

Ndërkohë, Dhoma e Përfaqësuesve e udhëhequr nga republikanët ka në plan të shqyrtojë dhe ka të ngjarë të hedh poshtë – planin rival të vorxhit të përgatitur nga udhëheqësi demokrat i Senatit, Harry Reid. Në fjalimin e tij të përjavshëm sot, presidenti Obama tha se dy palët duhet të arrijnë një kompromis deri të martën. Ai tha se palët nuk janë aq larg njëri tjetrit mbi çështjen në fjalë, dhe mosarritja e një marrëveshjeje do të ishte e pafalshme.

Senati amerikan ka hedhur poshtë propozimin për kufirin e borxhit, pak orë pasi Dhoma e Përfaqësuesve e miratoi planin e rishikuar për shkurtimin e shpenzimeve dhe rritjen e tavanit të borxhit prej 14,3 trilion dollarësh, në përpjekje për të shmangur mospagimin e huave.

Senati votoi 59 me 41 dje mbi planin e paraqitur nga kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Xhon Bejnër. Ligjvënësit në Dhomën e Përfaqësuesve të kongresit amerikan votuan 218 me 210 në favor të tij.

“Sot ne kemi mundësinë t’i japim fund krizës së tavanit të borxhit. Me këtë projektligj, mendoj se po e mbajmë premtimin tonë nga popullit amerikan se do t’i shkurtojmë shpenzimet më shumë se do të rrisim tavanin e borxhit.”

Mbrëmë vonë, udhëheqësit në senat u bënë thirrje ligjvënësve republikanë të mbështesin një projektligj të propozuar nga kreu i shumicës në senat, Heri Rid. Zoti Rid tha se nëse republikanët nuk e mbështesin planin e tij, Shtetet e Bashkuara po shkojnë drejt një katastrofe.

“Ekonomia jonë ka mbetur e varur. Dhe për herë të parë në historinë e vendit tonë, po qe se nuk arrihet një kompromis apo të mos pranohet propozimi im, ne do të shkojmë drejt një katastrofe ekonomike. Është koha që republikanët të veprojnë.”

Ligjvënësit amerikanë planifikojnë të punojnë gjatë ditëve të ardhshme për hartimin e një plani që do të shmangte mospagimin e borxheve, gjë që do të kishte ndikim shkatërrues në ekonominë amerikane.

XS
SM
MD
LG