Lidhje

Ligjvënësit amerikanë për një ristrukturim të rregulloreve të ushqimit


Ligjvënësit amerikanë për një ristrukturim të rregulloreve të ushqimit
Ligjvënësit amerikanë për një ristrukturim të rregulloreve të ushqimit

Ligjvënësit amerikanë po punojnë për një ristrukturim të rregulloreve të ushqimit, që do të ishte reforma e parë madhore e kësaj fushe prej më se 70 vjetësh.

Senati amerikan miratoi sot një masë prej 1,4 miliard dollarësh që do t’i jepte të drejtën qeverisë për të ndaluar shitjen e ushqimit të prishur. Aktualisht, qeveria ka të drejtë vetëm të negociojë me kompanitë, që këto të ndalojnë vullnetarisht shitjen e ushqimit.

Legjislacioni do të rriste po ashtu numrin e inspektimeve që zyrtarët mund të kryenin nëpër firma vendase dhe të huaja.

Ai po ashtu kërkon që kompanitë e mëdha të përpunimit dhe prodhimit të ushqimit t’i dorëzojnë qeverisë plane për kushtet sanitare.

Ligjvënësit filluan punën për reformimin e Administratës së Ushqimit dhe Ilaçeve pas disa përhapjeve vdekjeprurëse të baktereve E. coli dhe salmonella. Konsumatorët u prekën prej baktereve nga ushqimi i prishur, përfshirë spinaqin, vezët dhe kikirikët.

Ligjvënësit në Dhomën e Përfaqësuesve miratuan një legjislacion të ngjashëm vitin e kaluar.

XS
SM
MD
LG