Lidhje

Ligjvënësit amerikanë shkëmbejnë akuza dhe ofeza

  • Zëri Amerikës

Ligjvënësit amerikanë shkëmbejnë akuza dhe ofeza

Ligjvënësit amerikanë shkëmbejnë akuza dhe ofeza

Ligjvënësit amerikanë po shkëmbejnë akuza dhe ofeza, ndërkohë që afron data 2 gusht – afati i fundit për të rritur nivelin tavan të borxhit.

Ligjvënës të lartë takohen sot me presidentin Obama për të pestën ditë radhazi, në përpjekje për të arritur një marrëveshje që do të shmangte rrezikun që Amerika të mos shlyejë detyrimet e borxhit, duke shkaktuar një tronditje të tregjeve ndërkombëtare.

Bisedimet kanë ngecur si rezultat i mospajtimeve të thella mbi nevojën për të rritur taksat.

Senatori Heri Rid, demokrati më i lartë në Senat e akuzoi ligjvënësin republikanin Erik Kantor se po sillet si fëmijë dhe tha se ai nuk duhet lejuar të marrë pjesë në negociatat e ardhshme. Dje, ligjvënësi Kentor e akuzoi presidentin se kishte braktisur sesionin e negociatave. Ndihmësit e presidentit thonë se presidenti thjesht e mbylli takimin herët, pasi mungonte vullneti për kompromis.

XS
SM
MD
LG