Lidhje

Ligjvënësja Mishell Bahman nga Minesota tërhiqet nga gara

  • Zëri Amerikës

Ligjvënësja Mishell Bahman nga Minesota tërhiqet nga gara

Ligjvënësja Mishell Bahman nga Minesota tërhiqet nga gara

Ligjvënësja Mishell Bahman nga Minesota, e cila zuri vendin e 6-të në garën e djeshme në Iowa, duke fituar vetëm 6 për qind të votave, njoftoi tërheqjen nga gara.

Gjatë fushatës së saj, ligjvënësja Bahman fitoi mbështetjen e lëvizjes konservatore, Tea Party.

Zonja Bahman ndihmoi në krijimin e grupit për çështjet e kësaj lëvizjeje në Dhomën e Përfaqësuesve. Në gusht, ajo u bë gruaja e parë që fitoi votimin provë në Iowa, e quajtur straw poll, një provë e hershme popullariteti jo detyruese, që nuk ndikon zyrtarisht në rezultatin e procesit parazgjedhor. Por popullariteti i saj u zbeh nga hyrja në garë e guvernatorit të Teksasit, Rick Perry.

Me profesion avokate për taksat, zonja Bahman dhe bashkëshorti i saj, terapisti klinik Markus Bahman, administruan një qendër këshillimesh të krishterë në Minesota. Çifti Bahman ka 5 fëmijë dhe është kujdesur për 23 fëmijë të tjerë në nevojë.

Gjatë fushatës ligjvënësja 55 vjeçare Bahman mbrojti reformën e taksave, shkurtime të thella të shpenzimeve qeveritare dhe shfuqizimin e ligjit të kujdesit shëndetsor, i miratuar nga administrata Obama. Ajo mbështet gjithashtu amendamente kushtetore shtetrore dhe federale, që do të ndalonin martesën mes homoseksualëve, ndërkohë që ajo është kundër abortit.

XS
SM
MD
LG