Lidhje

150-vjetori i vrasjes së Abraham Lincoln


Më 14 prill të vitit 1865, u vra Presidenti Abraham Lincoln. Një shekull e gjysëm më vonë, ai konsiderohet si një nga udhëheqësit më të dashur të Amerikës, legjitimiteti i të cilit vazhdon të frymëzojë presidentët amerikanë dhe udhëheqësit botërorë. Në vazhdim i hedhim një vështrim arritjeve kryesore të Linkolnit dhe si po e përkujton një kinema-ikonë e Uashingtonit këtë ngjarje historike.

Njëqind e 50 vjet më parë, më 14 prill, u vra presidenti amerikan Abraham Lincoln, ndërsa bashkë me të shoqen po shikonte një shfaqje në kinemanë Ford në Uashington.

Ndërsa vrasë si i tij, John Wilkes Booth largohej nga skena e krimit, zotin Linkoln e çuan në një shtëpi pranë kinemasë, ku ai vdiq mëngjesin e së nesërmes.

Vdekja e tij ndodhi pikërisht në momentet kur ai po e udhëhiqte vendin drejt daljes nga Lufta Civile, gjatë së cilës u vranë mbi 620 mijë ushtarë amerikanë.

Shpëtimi i Unionit ishte një prej arritjeve më të shquara që presidencës së tij, thotë Michelle Krowl, historiane në Bibliotekën e Kongresit.

“Në se vendi do të ishte udhëhiqur nga një burrë më pak i fortë, më pak i vendosur, më pak mendjemprehtë, shumë thjesht mund të kishte ndodhur ndryshe. Por ai i pa Shtetet e Bashkuara si një eksperiment i demokracisë, që ai po mbështeste një çështje që baballarët e kombit e kishin filluar dhe ai nuk donte që ky ekperimentim i demokracisë të dështonte.”

Presidenti Lincoln ndihmoi gjithashtu që t’i jepej fund skllavërisë në Shtetet e Bashkuara. Proklamata e Emancipimit e publikuar më 1 janar të vitit 1863, i hapi rrugën lirisë së afrikano-amerikanëve.

Më vonë, po atë vit, zoti Lincoln mbajti fjalimin historik të Getisburgut, katër muaj pasi ushtarët e Unionit mundën frocat e Konfederatës në betejën më të rëndësishme të Luftës Civile.

“Kur lexon fjalimin e Getisburgut, Lincolni thotë se “kjo është qeveria e popullit, e zgjedhur nga popullit dhe në shërbim të popullit”, ai e nënkuptonte këtë. Lincolni ishte një njeri i cili donte t’i zgjeronte të drejtat e popullit. Ai donte që Shtetet e Bashkuara ta përmbushnin me të vërtetë potencialin e tyre demokratik, për të qenë një vend që përmbush Deklaratën e Pavarësisë, ku thuhet “të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë”.

Për të shënuar 150 vjetorin e vrasjes së Presidentit Lincoln, muzeumet dhe institucionet historike të mbarë vendin kanë hapur ekspozita të veçanta, ku jepen edhe shfaqje.

Një nga më të rëndësishmet është kompleksi i Teatrit Ford.

Këtu, objektet paraqiten së bashku për të parën herë që nga ajo mbrëmje tragjike. Mes tyre është edhe një pistoletë e vogël, me të cilën John Wilkes Booth vrau Presidentin.

“Domenthënia e kësaj arme është se ajo ka ndryshuar drejtimin e historisë; në një moment të vetëm, një nga presidentët tanë më të madh e rrëzuan, duke e vrarë.”

Tracey Avant, kuratore e ekspozitës, thotë se po ashtu janë ekspozuar shumë nga objektet personale të zotit Lincoln, mes tyre dhe kapelja e tij karakteristike.

“Kjo është një kapele-ikonë. Të gjithë e përfytyrojmë Abraham Lincolnin me kapele. Por ajo që e bën atë më të bukur, është se ai i vuri kapeles këtë shirit për të kujtuar djalin e tij Willie, i cili vdiq në vitin 1862 nga ethet e tifos. Kjo tregon se sa shumë e ndjeu ai humbjen e djalit.”

Një objekt tjetër i preferuar i vizitorëve janë syzet e Presidentit Lincoln.

“Bishti i syzeve ishte thyer, prandaj ai përdorte një copë spangoje për t’i lidhur. Për mua ky është një detaj që e bën atë shumë njerëzor.”

Ndërsa jeta e tij u pre në mes, legjitimeti i zotit Lincoln vazhdon të jetojë, si një nga presidentët më të mëdhenj në historinë e Shteteve të Bashkuara.

Për të janë shkruar më tepër libra se sa për çdo president tjetër amerikan. Fytyra e tij është gdhendur tek monedha amerikane. Miliona njerëz e vizitojnë memorialin e tij në Uashington.

Ndërsa amerikanët shënojnë 150 vjetorin e vdekjes së presidentit të tyre të 16-të, shumë besojnë tek vizioni i Abraham Lincolnit dhe i paraardhësve të tij, - për një vend ku të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë - një ditë do të realizohet.

XS
SM
MD
LG