Lidhje

Bisedimet për paqen në Lindjen e Mesme


UN Envoy Robert Serry before Security Council, Jul 25, 2012 (UN photo)
UN Envoy Robert Serry before Security Council, Jul 25, 2012 (UN photo)
Një zyrtar i lartë i Kombeve të Bashkuara tha se bisedimet që kanë për qëllim rifillimin e procesit të paqes në Lindjen e Mesme janë të bllokuara dhe se koha po kalon për zgjidhjen me dy shtete të konfliktit izraelito-palestinez.

Robert Serri, bashkërendues i Kombeve të Bashkuara për paqen në Lindjen e Mesme, foli dje në një diskutim të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për këtë konflik disa dekadash. Ai tha se përpjekjet për të rifilluar bisedimet nuk kanë arritur ende në një pikë të vdekur. Por ai tha gjithashtu se nuk është bërë ndonjë përparim dhe paralajmëroi se “ngjarjet në terren vazhdojnë të ecin në rrugë të shtrembër”.

Izraelitët dhe palestinezët nuk kanë zhvilluar asnjë raund negociatash që nga viti 2010, kur Izraeli refuzoi të pezullonte zgjerimin e vendbanimeve në Bregun e Pushtuar Perëndimor.
XS
SM
MD
LG