Lidhje

Clapper: Publikimi i programit të tabulateve, kërcënim për sigurinë kombëtare

  • Jim Malone

Kreu i shërbimeve të zbulimit në Shtetet e Bashkuara e kritikoi ashpër nxjerrjen e dokumentave që kanë hedhur dritë mbi mënyrat sesi qeveria mbledh informacion mbi tabulatet telefonike dhe përdorimin e internetit të qytetarëve.

James Clapper, Drejtori i Zbulimit Kombëtar thotë se publikimi i pa-autorizuar i programeve është i dënueshëm dhe do ta bëjë më të vështirë për Shtetet e Bashkuara të parandalojë kërcënime të sigurisë kombëtare.

Zoti Clapper e nxorri deklaratën mbrëmë, një veprim i pazakontë, pasi gazeta the Guardian njoftoi dje se Agjencia e Sigurisë Kombëtare po mblidhte të dhënat për tabulatet telefonike të miliona amerikanëve.

Më pas The Guardian, si edhe gazeta the Washington Post njoftuan për një proogram tjetër sekret, që mesa duket bën të mundur qasjen direkte të Agjencisë për Sigurinë Kombëtare tek serverat e nëntë komapnive kryesore amerikane të internetit.

Zoti Clapper tha se njoftimet për programet ishin keqinformuese, të pasakta dhe të rrezikshme.
XS
SM
MD
LG