Lidhje

Raport: Liria e besimit në botë


Një komision amerikan mbi lirinë e besimit i ka kërkuar Departamentit të Shtetit të shtojë tetë vende të tjera në listën e vendeve ku qeveritë lejojnë shkelje të rënda të lirisë së besimit.

Në raportin e tij vjetor, Komisionit mbi Lirinë Ndërkombëtare të Besimit veçoi Egjiptin, Irakun, Nigerinë, Pakistanin, Sirinë, Taxhikistanin, Turkmenistanin dhe Vjetnamin si “vende të reja që paraqesin shqetësim të veçantë”.

Komisioni i kërkoi gjithashtu Departamentit të Shtetit të rishikojë statusin e tetë vendeve të tjera ku nuk është shënuar përparim – Birmanisë, Kinës, Eritresë, Iranit, Koresë së Veriut, Arabisë Saudite, Sudanit dhe Uzbekistanit.

Raporti rendit 33 vende nga e gjithë bota ku vjet u raportuan shkelje, por nuk konsideroheshin si vende që paraqesin shqetësim të veçantë. Ndër to renditen demokraci si India e deri tek vende diktatorjale si Bjellorusia dhe vende të përfshira nga konflikti si Republika Qendrore Afrikane.

Komisioni rekomandon që presidenti, sekretari i shtetit dhe anëtarë të Kongresit të theksojnë rëndësinë e lirisë së besimit në çdo rast që u jepet, në takimet e zyrtarë të huaj.

Po ashtu raporti i bën thirrje Departamentit të Shtetit të vendosë kufizime udhëtimi për personat përgjegjës për shkeljen e lirive fetare.
XS
SM
MD
LG