Lidhje

Lirim me kusht për themeluesin e faqes Wikileaks, Xhulian Asanzh

  • Zëri Amerikës

Lirim me kusht për themeluesin e faqes Wikileaks, Xhulian Asanzh

Lirim me kusht për themeluesin e faqes Wikileaks, Xhulian Asanzh

Një gjykatë britanike i dha lirim me kusht themeluesit të faqes Wikileaks, Xhulian Asanzh, kundrejt një pagese prej 315 mijë dollarësh.

Sipas një njoftimi të BBC-së, kushtet e lirimit parashikojnë që zoti Asanzh të mbajë një byzylyk elektronik. Atij i kërkohet gjithashtu që të kthehet në shtëpi para një ore të caktuar të mbrëmjes.

Zoti Asanzh mbahej që nga java e kaluar në një burg britanik në bazë të një urdhër arresti nga Suedia, ku ai kërkohet për t’u marrë në pyetje rreth akuzave për përdhunim, akuza që janë mohuar prej tij.

Zoti Asanzh ka thënë më parë nga qelia e burgut se i qëndron vendimit për publikimin në faqen e tij të mijëra dokumenteve sekrete të qeverisë amerikane.

Sipas televizionit australian, Asanzh i ka thënë nënës së tij se bindjet e tij janë të palëkundura dhe se u përmbahet idealeve që ka shprehur për lirinë e informacionit.

XS
SM
MD
LG