Lidhje

Zgjedhjet presidenciale në Lituani


Lituanezët votojnë sot në zgjedhjet presidenciale. Dalia Grybauskaite pritet gjerësisht të sigurojë një mandat të dytë presidencial. Megjithatë, nuk është e sgurtë, në se ajo do të mund të sigurojë vota të mjaftueshme për të shmangur një raund të dytë zgjedhjesh në fund të muajit. Zgjedhjet në Lituani mbahen ndërsa Rusia aneksoi së fundi gadishullin e Kirmesë.

Lituania sundohej nga Rusia gjatë Luftës së Ftohtë. Presidentja Grybauskaite ka mirëpritur trupat e NATO-s në vend, që nga fillimi i trazirave në Ukrainë. Presidentja 58-vjeçare i tha kohët e fundit gazetarëve se Evropa duhet ta kuptojë se Rusia është duke u përpjekur të rivizatojë hartën dhe kufijtë e pas luftës.

Ish-komisionerja e BE-së, e cila një karateiste e nivelit të lartë, premtoi gjatë fushatës se nuk do të largohej nga posti në rastin e një agresioni rus, duke shtuar se “do të armatosesha për të mbrojtur vendin tim, në se kjo do të ishte e nevojshme për sigurinë tonë kombëtare.”
XS
SM
MD
LG