Lidhje

Një koleksion i ri me këngë amerikane të viteve 1800


Një cikël tregimesh për fëmijë përfaqëson një nga përshkrimet më të sakta të jetës së amerikanëve të parë që vendoseshin në terrene të pabanuara nga të bardhët në pjesën perëndimore të vendit. Cikli i autores Laura Ingalls Wilder me titull “Shtëpia e Vogël” është shitur në 60 milionë kopie në më shumë se 40 gjuhë në të gjithë botën. Megjithëse këto janë tregime artistike, ato kanë nota të forta autobiografike nga jeta e shkrimtares në Kansas dhe Dakotën e Jugut në mes të viteve 1800. Tashmë nuk gjen më gjurmë të kushteve të jetesës që përshkruan libri, por muzika me të cilën u rrit Laura Ingalls Wilder është ende gjallë:

please wait

No media source currently available

0:00 0:04:07 0:00
Direct link


Seriali televiziv “Little House on the Praire” “Shtëpia e Vogël në Lëndinë është përshtatja më e mirë për ekran e ciklit të librave të Laura Ingalls Wilder. Ky program televiziv filloi të shfaqet në vitin 1974 dhe është përkthyer në 18 gjuhë.

Aktori që luante bashkëshortin e Lauras në program, Dean Butler, realizoi vite më pas një dokumentar televiziv me titull “Pa’s Fiddle: The Music of America” – “Violina e Babait: Muzika e Amerikës”. Dolumentari bazohet në 127 këngët e përmendura në tregimet e ciklit për fëmijë, që në film interpretoheshin nga patriarku i familjes, Charles “Pa” Ingalls.

Aktori Butler tregon se nuk i kishte kushtuar vëmendje trashëgimisë muzikore që shpaloset në serialin televiziv. Ideja i lindi më pas kur dëgjoi një leksion mbi këtë temë nga muzikologu Dale Cockrell. Studiuesi kishte botuar një libër reference me 425 faqe mbi këngët që interpretohen gjatë serialit “Little House on the Praire”.

Studiuesi tregon se prazantimi i parë me këngët ishte thjesht imagjinar, bazuar në përshkrimet që i bëheshin muzikës në ciklin me tregime që ai kishte filluar t’i lexonte djalit 8-vjeçar. Askund tjetër, thotë ai, nuk kishte një portretizim më të plotë të muzikës së kësaj periudhe të rëndësishme:

“Pak a shumë çdo formë e krijimtarisë muzikore që mund të kenë dëgjuar amerikanët nga vitet 1860 – 1880, së paku xhanra së cilës i përkiste kënga, është e përfshirë në këtë libër”.

Studiuesi shqetësohet se brezi i ri nuk është i ekspozuar ndaj së kaluarës muzikore të vendit.

Koleksioni muzikor përfshin këngë që tregojnë sa e rrezikshme ishte jeta në atë kohë. Personazhet kanë peripeci dhe tragjedi të panumërta – Fëmijët vdesin, shtëpia u digjet disa herë, të mbjellat shkatërrohen, shpesh u duhet të braktisin banesën e të kërkojnë një vend të ri për të jetuar. Por ajo që del qartë edhe nga këngët është se mesazhi i ciklit nuk ishte disfata, por ngadhnjimi.
XS
SM
MD
LG