Lidhje

Kryeprokurori shqiptar: Prokuroria e aftë të pastrojë radhët e veta


Prokurori i Pergjithshem Adriatik Llall

Prokurori i Pergjithshem Adriatik Llall

Kyeprokurori shqiptar Adriatik Llala deklaroi në Fier se “Prokuroria shqiptare është e aftë në radhë të parë për të pastruar radhët e veta nga elementët korruptivë”. Pas një takimi me trupën e prokurorëve në Fier zoti Llalla deklaroi se ishte atje "për t`u dhënë atyre mbështetjen pas situatës së ditëve të fundit në këtë organ hetimor".

Prokuroria e Fierit ka kryer së fundi hetime dhe urdhëruar arrestime për cështje të rëndësishme. Prokurori i Fierit Petrit Vukaj është vënë në pranga me akuzën për shpërdorim detyre ndërsa 7 zyrtarë të doganeve u arrestuan t shtunen me akuzën “për shpërdorim detyre” pas hetimeve disamujore të Prokurorisë së Fierit . Shtatë zyrtarët , mes të cilëve ish - Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave Shqiptare si dhe një biznesmen nafte akuzohen për zhdukjen e 4,4 milionë litrave naftë të papërpunuar. Nafta “virgine” që duhej të përpunohej në Rafinerinë e Përpunimit të Thellë të në Ballsh dyshohet se u është shpërndarë pikave të karburantit ku furnizohen konsumatorët.

I pyetur sot nga gazetarët në Fier se përse arrestimet e zyrtarëve të doganës kishin ardhur me vonesë (biznesmeni i naftës ishte në kërkim policor për këtë cështje prej disa muajsh) kryeprokurori Llalla deklaroi se “ pasi u provuan faktet ,u vërtetuan me prova se ishin kryer vepra penale nga këta individë , u morën edhe masat ligjore”.

XS
SM
MD
LG