Lidhje

SHBA: Llotaria 425 milionë dollarëshe


Një llotari që kap shifrën e 425 milionë dollarëve në Shtetet e Bashkuara është fituar dje.
Numrat fitues u shpallën mbrëmë dhe zyrtarë të agjencisë së llotarive në shtetin e Kalifornisë thanë se bileta me numrat fitues është blerë në qytetin Milpitas, pranë San Françiskos.
Propabiliteti i blerjes së biletës fituese ishte një në 175 milionë.
Shuma e llotarisë ishte e gjashta më e madhja në historinë e llotarive në Shtetet e Bashkuara, dhe e katërta për Powerball-in, që mund të luhet në 43 shtete.
XS
SM
MD
LG