Lidhje

SHBA: Llotaria rekord prej 640 milion dollarësh, deri tani 3 bileta fituese

  • Zëri Amerikës

Në Shtetet e Bashkuara kanë përfunduar ethet për të blerë biletat e llotarisë me vlerën më të madhe në histori.

Zyrtarët amerikanë thonë se biletat fituese për llotarinë rekord prej 640 milion dollarësh rezultojnë deri tani të jenë shitur në 3 shtete: Maryland, Kansas and Illinoi.

Kjo do të thotë se secila nga biletat fituese ka një vlerë prej rreth 213 milion dollarësh, por nga kjo shumë do të hiqen taksat. Nuk ka ende informacione se cilët janë fituesit ose sa njerëz do të ndajnë mes tyre shumën e përgjithshme prej 640 milion dollarësh.

Zëdhënësja e llotarisë, Carole Everett tha sot se njëra nga biletat ishte blerë në Baltimore të shtetit Maryland, afër Washingtonit.

Ëndrra për të fituar më shumë se gjysmë miliard dollarë tërhoqi njerëz të shumë në të gjithë Amerikën. Llotaria e quajtur Mega Millions luhet në 42 nga të 50 shtetet amerikane si dhe në kryeqytetin Uashington.

Shanset për të gjetur të gjithë numrat e llotarisë kësaj here ishin 1 në 176 milion, por sipas zyrtarëve të llotarisë, kjo nuk i sprapsi ata që ëndërronin të bëheshin milionerë dhe në fakt, gjithë këto ditë kemi parë radhë të gjata njerëzish që blinin bileta llotarie, për të provuar fatin e tyre.

XS
SM
MD
LG