Lidhje

Një lojë e re sportive, ndihmon në shtimin e aktivitetit fizik


freesbee
freesbee

Një numër studimesh nga e gjithë bota tregojnë se qëndrimi i gjatë ulur çon drejt vdekjes së parakohëshme

Në Shtetet e Bashkuara njerëzit janë duke patur përherë e më tepër një mënyrën sedentare të jetesës. Një numër studimesh nga e gjithë bota tregojnë se qëndrimi i gjatë në një vend çon drejt vdekjes së parakohëshme. Kjo është arsyeja që punonjësit amerikanë përpiqen të kryejnë aktivitet fizik në fund të ditës së punës. Por disa thonë se natyra konkurrente e sporteve tradicionale shton stresin, të cilin ata përpiqen ta ulin. Arash Arabasadi i Zërit të Amerikës, kaloi një mbrëmje me disa amatorë të sportit të atletikës në Denver të Kolorados.

Është një tjetër e martë në Denver. Kjo do të thotë se njerëzit janë mbledhur së bashku për të luajtuar sportin e quajtur “Ultimate Frisbee”.

“Kur themi se do të luajmë këtë lojë njerëzit mendojnë se është ndonjë lojë e ngjashme me golfin apo frisbi me qenin. Por nuk është asnjë prej tyre”.

Është më shumë një ndërthurje sportesh.

“Shënon pike si në futbollin amerikan. Vrapon shumë si në basketboll. Por pozicionet dhe loja janë si të futbollit evropian”.

“Kjo lojë është pak a shumë si lojë futbolli me një disk”.

Çfarëdo loje tjetër që të bashkërendohet në këtë lojë, motivi i lojës është një disk që duhet ta ndjekësh.

“Me këtë lojë ndjen shpirtin e garës”.

“Është një sport ku secili është përgjegjës për lojën e tij”.

“Njerëzit mbështesin njëri –tjetrin. Skuadra tjetër iu përgëzon për lojën e mirë, dhe mendoj se kështu duhet të jetë në çdo sport”.

“Është sport i mrekullueshëm. Unë sjell vajzat e mija të vogla këtu, ky sport u mëson se ato mund të bëjnë gjithçka. Ato mund të konkurrojnë me burrat, mund t’i mundin ata, e madje edhe më shumë”.

Por ka edhe diçka tjetër që e bën lojën Ultimate Frisbi të veçantë.

“Është një sport gjithëpërfshirës. Çdo skuadër ka 3 pjestarë të të dyja gjinive në fushë”.

Të gjithë përfshihen në lojë.

“Unë jam 50 vjeç dhe ende mund të vij këtu, të luaj e të jem konkurrues me më të rinjtë . Stërvitjen që bëj në këtë mënyrë nuk e bëj dot vetëm”.

Kur gjithshka mbaron në fushën e lojës, kupton se këto orë loje për këta lojtarë, janë një largim nga realiteti i përditshëm.
XS
SM
MD
LG