Lidhje

Bllokohen mbi 500 pika bastesh dhe lojëra fati


Tahiri: "Ky është vetëm fillimi. Do të hetohen më gjerë veprimtaritë e paligjshme".

Policia shqiptare bllokoi në mbrëmje për verifikime mbi 540 biznese me lojëra fati dhe baste sportive, pas dyshimeve se veprimtaria e tyre është paligjshme. Të gjitha subjektet e bllokuara po verifikohen për licencat, taksat dhe rregulla të tjera ligjore ku bazohet veprimtaria e tyre. Mbi 6 mijë forca policore vepruan në të gjithë vendin, së bashku me inspektorët e tatimeve dhe specialistë të ministrinë e financave.

Ministri i punëve të brendshme, Saimir Tahiri, deklaroi që lojërat e paligjshme të fatit u kthyen në plagë sociale dhe ekonomike për buxhetin e familjeve shqiptare dhe në çerdhe kriminaliteti, që krijonin probleme për rendin dhe qetësinë publike.

Operacioni pati këto rezultate vetëm në tre orë, por drejtuesit e policisë pohuan se ai do të vazhdojë për një kohë të gjatë, derisa të mbyllet çdo mjedis i paligjshëm i lojërave të fatit. Pas bllokimeve të tanishme, policia e shtetit nisi hetimin më të thelluar për njerëzit që e organizuan dhe lejuan këtë biznes të paligjshëm në dëm të qytetarëve shqiptarë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG