Lidhje

Lojrat kompjuterike me shumë pjesëmarrës, një biznes i madh për pajisjet e vogla

  • Greg Flakus

Përparimet në teknologji u ofrojnë sipërmarrësve mënyra të reja për të sjellë fitime

Miliona njerëz janë të dhënë pas lojrave në telefonat celularë, me rivalë dhe pjestarë të ekipeve të shpërndarë në mbarë botën. Një kompani në Austin të shtetit Teksas ka krijuar një lojë të tillë, e cila mund të luhet në internet nga shumë pjestarë në paisje si iPhone apo iPad të kompanisë Apple. Ajo është bazuar në një lojë që dikur luhej me laps dhe letër në vitet 1970 dhe të quajtur Traveller, udhëtari. Materiali në vazhdim na sjell më pranë lojën e cila i çon pjesmarrësit në qoshet më të largëta të hapësirës nga ekrani i vogël i paisjes mobile.

Anija e hapësirës ekziston në një botë virtuale të dimensioneve të mëdha, por atë mund ta shikosh në iPhone. Vëllezërit Tony dhe Kieran Howlett u rritën me lojën e vjetër Traveller dhe kështu krijuar variantin në internet në kompaninë e tyre në Austin, IngZ Inc.

Tony thotë se modifikuan lojën për pjestarët e largët në internet.

“Ne krijojmë misione, kemi të ashtuquajturin sistem të misioneve”.

Don Ballew nga Fort Gibson i Oklahomës ka qënë në shumë misione.

“Nëse mërzitesh, mund ta ndalosh lojën dhe ta vazhdon aty ku e ke lënë pavarësisht se ku ndodhesh”.

Ballew i tha Zërit të Amerikës përmes Skype se është tifoz i madh i Traveller Ar dhe se rrallë ndonjëherë nuk gjen pjestarë të tjerë të grupit të tij të lojës.

“Jemi të shpërndarë kudo në botë, kështu që dikush nga grupi ndodhet zakonisht në internet gjatë ditës”.

Ndërkohë që loja mund të luhet si aventurë paqësore, lojtarët mund të përballen edhe me shkatërrimin e anijes në luftë.

“Është pjesë e emocionit të lojës, asnjëherë nuk e di se çdo të ndodhë”.

Nuk ka problem thotë Tony Howell. Kopania e tij shet siguracione për anijen.

“Nëse anija shpërthen dhe gjithçka shkatërrohet dhe ekipi mbijeton, ne u ofrojmë një anije tjetër por pa shtesat e bëra nga lojtarët”.

Pavarësisht se vetëm një pjesë e vogël e lojratëve blejnë shtesa të veçanta, Kieran Howlett thotë se lidhja me bazën e madhe të konsumatorëve të Apple e bën lojën edhe më fitimprurëse.

“Pasi të miratojnë, je në dyqanin e tyre dhe përfiton nga burimet dhe marketingu, dhe duhet të zbatosh rregullat e tyre”.

Krijimi i hapsirës virtuale për Traveller Ar ishte një ndërmarrje që përfshiu 30 programues kompjuterash si dhe artistë dhe dizenjatorë. Programuesi Chris Kauffman.

“Ka njerëz të ndryshëm që punojnë në apekte të ndryshme. Nuk artist vizual, por mund të bëj që fotot që me jepen të lëvizin, tu jap jetë”.

Tony Howlett thotë tërheqja përfundimtare pas lojrave elektronike është një shans për tu ofruar lojtarëve që të lënë menjanë jetën e tyre të zakonshme.

“Ata mund të kenë një punë të zakonshme gjatë ditës por në këtë lojë ata janë në një anije hapsinore gjigande dhe mbretër të universit”.

Traveller Ar tani është në fazën e testimit beta, por ndërkohë është bërë mes 20 lojrave kryesore në dyqanin në internet të Apple dhe vëllezërit Howlett po punojnë në programe të tjera për të cilat shpresojnë të kenë sukses në internet.
XS
SM
MD
LG