Lidhje

Aliyia Mustafina e Rusisë fiton medaljen e artë në paralele të shkallëzuara


Gjimnastika ka qenë në qendër të Lojërave Olimpike ditën e sotme, një ditë mbasi vrapuesi i shpejtësisë nga Xhamajka, Usain Bolt fitoi përsëri medaljen e artë në 100 metra për meshkuj duke vendosur një rekord të ri Olimpik me 9.63 sekonda. Bolt është atleti i dytë pas Carl Lews-it që e fiton garën e 100 dy herë resht në lojrat olimpike.

Në garën për femra në paralele të shkallëzuar, gjimnastja ruse Aliyia Mustafina fitoi medaljen e artë, duke kaluar kinezen Kexin He, e cila fitoi medaljen e argjendë. Në vend të tretë, me medaljen e bronxit, u rendit britanikja Gabby Douglas, e cila është cilësuar si një yll i këtyre lojërave, pasi garonte për medaljen e tretë të artë të saj.

Arthur Nabarrete Zaneti i Brazilit fitoi medaljen e artë në unaza, duke kaluar gjimnastin kinez Yibing Chen, i cili u rendit i dyti, dhe italianin Matteo Morandi që zuri vendin e tretë.

Hak Seon Yang është renditur i pari në ushtrimet në trapezin gjimnastikor, duke u ndjekur nga Denis Ablyazon që mori medaljen e argjendit dhe Igor Radilivov i Ukrainës që u rendit në vend të tretë.

Në qitje 50 metra me pushkë në tre pozicione, vendin e parë e zuri italiani Niccolo Campiriani, i ndjekur nga Jonghym Kim i Koresë së Jugut në vendin e dytë dhe amerikani Matt Emmonson në vend të tretë.

Sot do të zhvillohen edhe ndeshjet e mundjes për peshat 60, 84 dhe 120 kilogramë, si edhe garat e peshëngritjes në peshën e 105 kilogramëve.

Ndërkaq ekipi amerikan i basketbollit, i cili me vështirësi arriti të mundte Lituaninë javën e kaluar, ndeshet sot me Argjentinën, një skuadër e fortë, e cila humbi në një ndeshje miqësore me Shtetet e Bashkuara muajin e kaluar me rezulatitin e ngushtë 86 me 80.

Deri në ditën e sotme Kina udhëheq me më shumë medalje në Lojrat Olimpike të Londrës. Ajo ka 64 medalje gjithsej, nga të cilat 31 janë të arta. Kina ndiqet nga Shtetet e Bashkuara të cilat kanë deri më sot 61 medalje, mes tyre 28 të arta. Britania renditet në vendin e tretë me 38 medalje, mes tyre 16 të arta.
XS
SM
MD
LG