Lidhje

Shqetësim për vendet bosh në Olimpike


Organizatorët e Lojërave Olimpike në Londër po hetojnë përse ka kaq shumë vende bosh në ndeshjet sportive në ditët e para të garave

Organizatorët e Lojërave Olimpike në Londër po hetojnë përse ka kaq shumë vende bosh në ndeshjet sportive në ditët e para të garave.

Pamjet televizive treguan radhë të tëra bosh në Stadiumin Wimbleton, tek Qendra Akuatike e garave në ujë, tek stadiumet e futbollit dhe qendra të tjera të zhvillimit të garave, gjë që ka shkaktuar ankesa dhe zemërim tek tifozët, të cilët nuk kanë mundur të blejnë bileta.

Sekretari britanik i Kulturës, Jeremy Hunt tha se blloqet me vende bosh i takonin sponsorëve dhe se në se ata nuk do të paraqiteshin për të parë garat, biletat do t’i jepeshin publikut.
XS
SM
MD
LG