Lidhje

SHBA dhe Afrika e Jugut, rekorde botërore në not


London Olympics Swimming Women

London Olympics Swimming Women

Pas dy ditë të plota garash, Kina është në krye me 12 medalje, e pasuar nga Shtetet e Bashkuara me 11 dhe Italia me 7

Në një zhvillim dramatik në Lojrat Olimpike dje, Xhordan Viber, kampjonia e botës në gjimnastikë, nuk u kualifikua për në finalet e shumëgarëshit.

Viber doli në vend të tretë dje pas anëtareve të skuadrës amerikane, Ali Reisman dhe Gebi Dagllas. Nga secili vend në finale marrin pjesë dy gjimnaste.

Ndërkaq, vendi mikpritës i Lojrave, Britania e Madhe, fitoi medaljen e parë dje, medaljen e agjentë në garën e çiklizmit për femra.

Notarët e Shteteve të Bashkuara dhe Afrikës së Jugut shënuan rekorde botërore. Notari Majkëll Felps fitoi medaljen e 17-të olimpike, një është një më pak nga rekordi të të gjitha lojrave.

Pas dy ditë të plota garash, Kina është në krye me 12 medalje, e pasuar nga Shtetet e Bashkuara me 11 dhe Italia me 7. Japonia dhe Koreja e Jugut kanë fituar nga 5 medalje secila.
XS
SM
MD
LG