Lidhje

Mbyllen nesër Lojrat Olimpike Dimërore 2014


Ndërsa po u afrohet fundi Lojrave Olimpike Dimërore në Soçi të Rusisë, tri destinacionet e ardhëshme olimpike tashmë dihen. Por ku do të zhvillohen lojrat pas vitit 2020?

Dielli në Soçi është në perëndim. Nga Rusia, flaka olimpike do të shkojë në Rio de Janiero të Brazilit, ku do të zhvillohen Lojrat Olimpike Verore 2016. Lojrat e Rios do të zhvillohen në disa nga objektet që Brazili po ndërton dhe po zgjeron për kampionatin botëror të futbollit që do të zhvillohet atje nga fundi i këtij viti. Por pjesa më e madhe e ndërtimeve është e vonuar për shka të protestave, aksidenteve dhe kërcënimeve të punëtorëve për t’u hedhur në grevë.

Lisa Delpy Neirotti, profesore e menaxhimit të sporteve në Universitetin George Uashington thotë se dy aktivitete kaq të mëdha njëri pas tjetrit në një vend si kampionati i futbollit dhe Lojrat Olimpike Verore mund të jenë të vështira.

“Kjo mund të jetë një ngarkesë e madhe për Brazilin që është ende në zhvillim dhe ende po përpiqet të përcaktojë se ku synon të arrijë. Korrupsioni në vend është ende i lartë, vendi ka një sërë problemesh, ndërkohë që organizatorët përpiqen të tregojnë se janë në gjendje mbajnë lojrat duke eliminuar një pjesë të madhe të korrupsionin. Për fat të keq kjo nuk ka ndodhur”.

Në vitin 2018, Lojrat Olimpike Dimërore do të mbahen në Pyeongchang të Koresë së Jugut. Këto do të jenë lojrat e dyta olimpike që mbahen në Korenë e Jugut dhe të parat lojra dimërore. Në verën e vitit 2020, Lojrat Olimpike do të zhvillohen po në Azi. Njoftimi për mbajtjen e tyre në Tokjo u bë nga fundi i vitit të kaluar.

“Tokjoja paraqiti një propozim të shkëlqyer, veçanërisht për sigurinë e tyre, megjithëse ka patur shqetësime për çëshjet bërthamore e të ngjashme. Komiteti Ndërkombëtar Olimpik ka qënë shumë i shqetësuar nëse objektet do të ndërtoheshin, për korrupsionin dhe e di se japonezët janë shumë të organizuar, ata do të zhvillojnë lojra të shkëlqyera pa probleme”.

Për Lojrat Olimpike Dimërore 2022 konkurojnë Krakowi i Polonisë; Oslo e Norvegjisë, Almati i Kazakistanit; Lviv i Ukrainës; dhe Pekini i Kinës.

Pekini organizoi lojrat olimpike verore në vitin 2008. Pekini thotë se ceremonitë e hapjes dhe mbylljes së lojrave dhe garat në akull do të zhvillohe në stadiume të mbyllura, ndërsa garat jashtë në borë do të zhvillohen më shumë se 160 kilometra më larg, në Zhangjiakou. Megjithatë, tradicionalisht, Komiteti Ndërkombëtar Olimpik ka caktuar vende në kontinente të ndryshme, gjë që do të thotë se ka pak të ngjarë që lojrat të zhvillohen për herë të tretë radhazi në Azi.

Konkurenca për Lojrat Olimpike Dimërore 2024 mbetet e hapur. Komiteti Olimpik i Shteteve të Bashkuara nuk a vendosur ende nëse do të konkurrojë, por Bob Sweeney, shefi ekzekutiv i grupit “DC 2024” thotë se Uashingtoni është shumë i interesuar.

“Ne jemi një qytet ndërkombëtar, kozmopolitan në lulëzim”.

Bostoni, Filadelfia dhe Los Anxhelesi kanë shprehur interes për organizimin e Lojrave Olimpike Verore në Shtetet e Bashkuara për herë të parë që nga viti 1996. Edhe Parisi, Roma, Budapesti, Nairobi dhe Stambolli po shqyrtojnë mundësinë të konkurojnë.
XS
SM
MD
LG