Lidhje

Hapje spektakolare për Olimpiket e Soçit


Lojërat Olimpike Dimërore të 2014 u hapën dje zyrtarisht në Soçi të Rusisë me një ceremoninë madhështore që ishte krijuar me shpresën që të paraqiste një imazh të ndritshëm të Rusisë pas-sovjetike.

Stadiumi i ri olimpik, me një kapacitet prej 40 mijë spektatorësh, ishte skena ku u zhvillua ceremonia e shoqëruar me yje të muzikës e baletit rus, akrobatë e kozmonautë.

Atletë nga mbi 80 vende që do të konkurrojnë në këto Lojëra mbushën stadiumin. Ceremonia arriti kulmin me ndezjen e pishtarit olimpik në stadium dhe fushekzjarret që ndriçuan çiellin e natës.

Mbi 40 udhëheqës botërorë ndoqën ceremoninë, ndër të cilët Presidenti rus Vladimir Putin dhe Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-moon. Presidenti Barak Obama dhe disa udhëheqës evropianë nuk ishin të pranishëm. Rusia është ballafaquar me kritika për një ligj që pengon të ashtu-quajturën ‘propagandë homoseksuale’ tek të rinjtë.
XS
SM
MD
LG