Lidhje

Lon Snowden shkon në Moskë


Babai i ish-analistit amerikan të zbulimit, Edward Snowden ka shpresë të takohet me të birin, të cilit i është dhënë strehim në Rusi

Lon Snowden, babai i ish-analistit amerikan të zbulimit, Edward Snowden ka shkuar në Moskë, me shpresën për t’u takuar me të birin, të cilit i është dhënë strehim në Rusi.

Lon Snowden mbërriti sot në një aeroport të Moskës, ku djali i tij qëndroi për më tepër se 1 muaj, në pritje të marrjes së strehimit nga qeveria ruse. Edward Snowden është akuzuar nga një gjykatë federale në Shtetet e Bashkuara për shkelje të Ligjit mbi Spiunazhin, sepse publikoi hollësi të programeve amerikane të përgjimit.

I ati i Snowdenit u tha sot gazetarëve se shpreson ta takojë të birin, por se nuk di se cilat janë planet e Edward Snowdenit për të ardhmen. Ai tha se nuk është i sigurtë në se i biri do të kthehet në Shtetet e Bashkuara, por shtoi se është shumë mirënjohës që Edwardi është i sigurtë dhe i lirë në Rusi.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG