Lidhje

Londër: Mijëra studentë protestojnë ndaj planeve për të trefishuar pagesat

  • Zëri Amerikës

Londër: Mijëra studentë protestojnë ndaj planeve për të trefishuar pagesat

Londër: Mijëra studentë protestojnë ndaj planeve për të trefishuar pagesat

Mijëra studentë të zemëruar me planet e qeverisë për të trefishuar pagesat në universitete marshuan në Londër dhe qytete të tjera të Britanisë. Protestat kishin si objektiv partinë Liberal Demokrate që ndan pushtetin me konservatorët në koalicionin qeveritar.

Studentët mbushën sot rrugën që shtrihet nga sheshi Trafalgar e deri tek rezidenca e kryeministrit. Polica bllokoi protestuesit të marshonin drejt parlamentit.

Studentët shprehën zemërim ndaj zëvendëskryeministrit Nick Clegg duke e akuzuar atë dhe partinë e tij për shkelje të premtimeve që bënë gjatë fushatës elektorale.

Protestuesit dolën sot në rrugë edhe në Leeds, Birmingham dhe Manchester. Të paktën një oficer policie u plagos ndërkohë që u arrestuan dhjetra protestues.

XS
SM
MD
LG