Lidhje

Rrëzohet një helikopter në rrugët e Londrës


Dy persona u vranë në këtë aksident pranë një stacioni hekurudhor që lidh periferinë jugore të qytetit me qendrën

Policia në Britani njoftoi se të paktën dy persona u vranë, pasi një helikopter u rrëzua në një rrugë të Londrës, pranë një stacioni hekurudhor, që lidh periferinë jugore të qytetit me qendrën.

Sipas njoftimeve, mes personave të vrarë është piloti i helikopterit. Autoritetet mjekësore thonë se 9 persona të tjerë u plagosën në këtë aksident dhe një prej tyre është në gjendje kritike.

Sipas njoftimeve të medias lokale, helikopteri u përplas me një vinç në majë të një apartamenti luksoz në ndërtim e sipër dhe pastaj u rrëzua në rrugë, i përfshirë nga flakët, që shkaktuan tym të në qiell. Ky aksident shkaktoi rrënoja dhe flakë nëpër rrugët e Londrës.
XS
SM
MD
LG