Lidhje

Britani: Arrestime nën dyshime për terrorizëm


Autoritetet britanike kanë arrestuar 7 persona këtë javë mbasi gjetën një sasi të madhe me armë zjarri dhe armatime të tjera në bagazhin e një makine që u bllokua po këtë javë.

Policia tha se tre njerëz u arrestuan të martën, tre të tjerë të mërkurën dhe një tjetër dje. Makina u ndalua në një autostradë kryesore në fillim të javës dhe u bllokua pasi nuk kishte sigurim. Të ndaluarit po mbahen nën dyshimet për një komplot terrorist.

Policia tha se 7 arrestimet nuk kanë lidhje me arrestimin dje të 6 personave që ishin gjithashtu të dyshuar për planifikim sulmesh. Autoritetet thonë se asnjë grup nuk kishte plane për sulme ndaj Lojrave Olimpike, të cilat nisin në Londër në fund të këtij muaji.

Niveli i sigurisë në Britani tashmë është në nivelin “substancial” që do të thotë se ekziston mundësi e madhe e një sulmi terrorist teksa Londra pregatitet për organzimin e Lojrave Olimpike. Zyrtarët e sigurisë thonë se nuk kanë të dhëna të posaçme zbulimi se lojrat olimpike janë objektiv i sulmeve.
XS
SM
MD
LG