Lidhje

Siguria në Lojrat Olimpike të Londrës


Një raport i Parlamentit britanik thotë se besimi në këto lojra ka rënë pasi një firmë private nuk ka arritur të vërë në dispozicion një numër të mjaftueshëm rojash sigurie

Një raport i Parlamentit britanik që u bë publik sot thotë se besimi në Lojrat Olimpike të Londrës ka rënë pasi një firmë private nuk ka arritur të vërë në dispozicion një numër të mjaftueshëm rojash sigurie.

Zyrtarët thonë se kaosi që ka dalë në pah për kontratën e sigurisë ishte i parashikueshëm.

Firma e sigurisë, G4S ka kërkuar falje që nuk e ka respektuar plotësisht kontratën dhe thotë se ka hasur vështirësi në kontrollin e atyre që kanë paraqitur kërkesën për t’u punësuar si roja të sigurisë.

Kjo i ka bërë zyrtarët e qeverisë britanike që të urdhërojë që 13 mijë e 500 pjesëtarë të personalit ushtarak të marrin detyra sigurie gjatë lojrave.

XS
SM
MD
LG