Lidhje

Akuzë për vrasje në aeroportin e Los Anxhelesit


Prokurorët federalë në Shtetet e Bashkuara kanë ngritur një akuzë për vrasje kundër të dyshuarit për sulmin vdekjeprurës me armë zjarri në Aeroportin Ndërkombëtar të Los Anxhelesit.

Paul Ciancia dje u akuzua për vrasjen e një oficeri federal. Ai përballet gjithashtu me një akuzë për kryerjen e veprimeve të dhunshme në Aeroportin Ndërkombëtar të Los Anxhelesit. Ciancia mund të përballet me dënimin me vdekje.

Autoritetet thonë se një shënim i gjetur në çantën e tij përshkruante zemërimin e tij ndaj zyrtarëve të Administratës për Sigurinë e Transportit.

"Në shënimin e shkruar me dorë që kemi gjetur nga i pandehuri, që është nënshkruar nga i pandehuri, gjetëm një deklaratë, ku ai kishte marrë një vendim të vetëdijshëm për të vrarë punonjës të shumtë të Administratës për Sigurinë e Transportit".

Prokurorët thonë se banori 23 vjeçar i Los Anxhelesit qëlloi nga një distancë e afërt agjentin e Administratës së Sigurisë.

"I pandehuri pastaj u largua nga zyrtari i plagosur duke shkuar në një kat të sipërm të ndërtesës dhe më vonë u kthye në vendin e ngjarjes dhe e qëlloi përsëri zyrtarin e plagosur. "

Prokurori thotë se i dyshuari Paul Ciancia pastaj qëlloi dy punonjës të tjerë të Administratës së Sigurisë së Transportit dhe një civil para se të fillonte një betejë me armë zjarri me policinë, në të cilën ai u plagos.

Autoritetet thonë se i dyshuari është nën trajtim mjekësor dhe ende nuk është marrë në pyetje.
XS
SM
MD
LG