Lidhje

Los Angeles, muze i ri i historisë së natyrës


Në shumë qytete, kockat e dinosaurve të lashtë i shikon në muzetë e historisë së natyrës, por ky lloj muzeu po evoluon, duke ofruar objekte dhe ekspozita, që vizitorët nuk do t’i imagjinonin kurrë në një muze i natyrës. Ekspozita e re në Muzeun e Historisë së Natyrës në Los Angeles është shembull se si po ndryshon ky lloj muzeumi.

Është një vend ku breshkat, minjtë dhe gjarpërinjt bashkëjetojnë në paqe dhe mund të jetë më interesante të shikosh një lopë nga ky kënd dhe çfarë del prej saj.

“Nuk prisja të shikoja këtë në një muze,” thotë ai.

Tim Waters nuk priste të shikonte në një Muze të Historisë së Natyrës një makinë të prodhuar në këtë zonë në vitin 1902. Ai nuk priste as të shikonte një kostum të veshur nga Çarli Çaplini, por sende të tilla mund t’i gjesh në Muzeun e Historisë së Natyrës në Los Anxheles në ekspozitën e re me titull “Si u bë LA”, ku tregohet historia e distriktit nga një këndvështrim tjetër.

Ekspozita e lopës është një shembull i mirë. Ajo shpjegon se si zona e Los Anxhelesit përdori për herë të parë farat e disa barërave të huaja. Jonathan Gillett është ndihmës menaxher i koleksioneve.

“Si pjesë e misionit tonë ne po interpretojmë edhe historinë e kulturës. Këtu tregohet se si mjedisi ka ndikuar tek njerëzit dhe anasjelltas”.

Historia e qytetit Los Angxheles nuk është e plotë pa Hollywood-in. Kjo është një kamera e përdorur për të filmuar filma komikë. Ekziston një lidhje mes industrisë së filmit dhe historisë së natyrës së këtij qyteti.

“Hollywood-i ishte shumë afër me gjithëfarë banorësh të tjerë, që mund të përfaqësojnë zona të tjera të botës”.

Përveç artifakteve të Hollywood-it, muzeu përqëndrohet në jetën e pemëve dhe kafshëve në këtë oborr dhe në këtë laborator.

“Në të çarat e trotuarëve ose në oxhaqet e ndërtesave në Los Anxheles ekziston një jetë e mrekullueshme. Dhe shumë prej specieve, që ne eksplorojmë këtu, gjejnë mënyra për të jetuar në qytet ashtu si ne gjejmë mënyra për të jetuar në qytet”.

Punonjësja e muzeut, Kristin Friedrich thotë se kjo shënon një largim nga muzeu tradicional i historisë së natyrës.

“Tradicionalisht, muzeu i historisë së natyrës është një model i shekullit të 19-të. Në atë kohë, krijesa të vdekura futeshin në një dollap, ku kishte edhe një tabelë me tekst dhe njerëzit ecnin përreth dhe shikonin koridorë të errët”.

Ajo thotë se muzeumet e historisë së natyrës po ndrysshojnë, duke eksploruar tema si konservimi dhe ndikimi i njeriut tek mjedisi. Tim Waters i pëlqen ky muze.

“E gjithë kjo ekspozitë është si një histori në vazhdim, që na njeh jo vetëm me historinë e lashtë, por edhe me rolin tonë dhe se si ne formojmë historinë”.

Djali i tij, Wyatt, preferon banorët e hershëm.

“Mendoj se ekzpozita e dinosaurve është pak më interesante se kjo ekspozitë”.

Dinosaurët nuk do të largohen. Ata do të ndajnë hapësirën me krijesat më të gjalla.
XS
SM
MD
LG