Lidhje

Tiranë: Diplomatët takojnë partitë e vogla


Partitë më të vogla parlamentare biseduan sot në Tiranë mbi zhvillimet e fundit politike me ambasadorin amerikan Donald Lu, atë të BE-së Romana Vlahutin dhe me ambasadorin e OSBE-së Bochardt.

Në këto takime morën pjesë përfaqësuesja e PDIU, Mesila Doda, i LZHK- Dashamir Shehi, partia agrare ambientaliste Agron Duka, partia Libra- Ben Blushi dhe PDK Nard Ndoka.

Lidhur me detaje nga këto takime publikoi një reagim edhe Partia Demokratike, partia kryesore e opozitës.

Në deklaratën e saj ka sjellë detaje mbi bisedimet me negociatorët ndërkombëtarë:

Partia Demokratike kërkoi që kryeministri i qeverisë teknike të propozohej nga mazhoranca, zgjedhje brenda tetorit me votim e numërim elektronik, biometrik, dhe zbatim të procesit të Vetingut dhe reformës në drejtësi.

Sipas PD-së, Edi Rama e refuzoi këtë ofertë, duke çuar në përfundimin pa sukses të përpjekjes për ndërmjetësim.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG