Lidhje

Një album i ri me temën e Luftës Civile


Lufta Civile amerikane, gjatë së cilës u zhvilluan luftime brutale që vazhduan nga viti 1861 e deri në 1865, njihet si më vdekjeprurësja në historinë Amerikane. Kjo periudhë njihet gjithashtu për muzikën e saj. Këngët më të famshme të periudhës ishin “Battle Hymn of the Republic,” “Himni i betejës së Republikës, që u këndua në veriun e vendit dhe “Dixie”, kënga më e njohur e jugut. Por ato nuk janë këngët që përfshihen në regjistrimin e kohëve të fundit të Koleksionit të Luftës Civile, me titull “God Didn’t Choose Sides”, “Zoti nuk mbajti anë”:

Sam Passamano, II, drejtori i kompanisë së regjistrimeve Rural Rhythm Record, kur filloi të punojë me albumin e frymëzuar nga Lufta Civile, kishte në mendje diçka ndryshe nga një regjistrim me muzikë të asaj periudhe.

“…Që këngët t’i kushtoheshin njerëzve që ishin në llogore. Burrave dhe grave që luajtën një rol madhor në “Luftën midis shteteve”. Ka histori të mrekullueshme që duhen treguar lidhur me aktet e mirësisë, të vëllazërisë, të besimit dhe vetëmohimit që ky projekt i nxjerr në pah dhe kjo e bën atë unik.”

E tillë është për shembull historia e vërtetë e John P. Parker-it, të cilin e shitën si skllav kur ishte vetëm 8 vjeç. Ai mësoi të lexonte dhe të shkruante dhe hyri si çirak tek një hekurpunues. Parker më vonë e bleu lirinë e tij, hapi fonderinë e tij në shtetin verior të Ohios dhe ndihmoi edhe skllevër të tjerë të arrastiseshin nga jugu. Dave Adkins ia kushton këngën e tij “The River Man” Parkerit, në albumin “God Didn’t Choose Sides.”

Mark “Brink” Brinkman e shkroi këngën “The River Man” së bashku me Paula Breedlove. Ai ishte prekur shumë nga guximi i Parkerit dhe përpjekejt e tij për të ndihmuar drejt lirisë edhe skllevër të tjerë

Në Albumin “God Didn’t Choose Sides” kanë kontribuar me këngë edhe Tim Stafford dhe Steve Gulley. Ata shkruan historinë e Tod Carter-it, një jurist i cili u larga nga shtëpia e tij në Franklin, Tennessee dhe ndoqi të vëllanë për në Ushtrinë e Konferedartës, të forcave rebele. Kënga që po dëgjoni flet pikërisht për historinë e tyre:

“Ne kërkuam dokumentet dhe zbuluam historinë e tyre. E treguam atë në këngë, që nga vitet e fëmijërisë e deri kur Carter u plagos për vdekje në betejën e Franklinit dhe u zvarris në oborrin e shtëpisë së tij… Familja e tërhoqi trupin, duke pyetur, në se mund ta merrnin brenda në shtëpinë dhe shtratin ku ai lindi. Një histori shumë prekëse, ashtu sikurse ishte gjithë Lufta Civile.”

Përveç 12 këngëve origjinale dhe njërës me temën fetare, ajo që i tha titullin albumit “God Didn’t Choose Sides”, “Zoti nuk mbajti anë”, regjistrimi përfshin edhe një libër të vogël me 16 faqe, me fotografi dhe shënime ku tregohet historia e çdo kënge. Kompania Rural Rhythm Records po ashtu ka hapur një faqe në internet për albumin me informacione shtesë mbi Luftën e Dytë Botërore, autorët dhe intrepretuesit e këngëve. Një prej tyre është Russell Moore, që tregon historinë e dhimbshme të një gruaje, që mëson se ka humbur burrin në luftë pasi sheh fotografinë e familjes së saj në gazetë. Në shpjegimet që jepen për këngën thuhet se ajo foto ishte gjetur në duar një ushtari të vrarë në betejë. Kënga titullohet “A Picture of Three Children.” “Foto e tre fëmijëve”.

XS
SM
MD
LG