Lidhje

Luftëtarët libianë rrethojnë bazën e Gadafit

  • Zëri Amerikës

Luftëtarët libianë rrethojnë bazën e Gadafit

Luftëtarët libianë rrethojnë bazën e Gadafit

Përforcimet për luftëtarët e autoritetit të përkohshëm në Libi janë drejtuar pranë një nga pikave të fundit të qëndresës së Moamar Gadafit.

Ka njoftime se negociatat që synonin të bindnin besnikët e Gadafit të dorëzoheshin paqësisht në qytetin Bani Valid kanë dështuar. Por nuk dihet se çdo të ndodhë më tej.

Mijëra luftëtarë të autoritetit të përkohshëm janë vendosur pranë qytetit që ndodhet 170 kilometra në juglindje të Tripolit, ndërsa përfaqësues pro dhe kundër Gadafit përpiqen të diskutojnë mënyra për të zgjidhur krizën.

Për ditë të tëra, media perendimore ka njoftuar se zoti Gadafi dhe këshilltarë të tij të lartë mund të jenë në këtë qytet.

Një negociator për Këshillin Kombëtar kalimtar, tha dje se bisedimet dështuan kur krerët fisnorë pro-Gadafit kundërshtuan një ofertë për të çuar furnizime mjekësore në Bani Valid me kusht që luftuesit e autoritetit të hynin në qytet.

XS
SM
MD
LG