Lidhje

Luftëtarët thonë se kanë marrë nën kontroll ndërtesat kryesore në qytetin e Gadafit

  • Zëri Amerikës

Luftëtarët thonë se kanë marrë nën kontroll ndërtesat kryesore në qytetin e Gadafit

Luftëtarët thonë se kanë marrë nën kontroll ndërtesat kryesore në qytetin e Gadafit

Luftëtarët e Këshillit Kombëtar Kalimtar thanë sot se kanë në kontroll qëndrën e qytetit

Luftëtarët e qeverisë së përkohshme në Libi thanë se kanë marrë në kontroll ndërtesat kryesore në Sirte, qyteti i lindjes së Moamar Gadafit.

Luftëtarët e Këshillit Kombëtar Kalimtar thanë sot se kanë në kontroll qëndrën e qytetit që besnikët e Gadafit e përdornin si bazë kryesore të operacioneve.

Dje, luftëtarët e këshillit hasën në rezistencë të fortë nga snajperat pro-Gadafit ndërsa përparuan në Sirte. Një stuhi rëre e bëri të vështirë gjithashtu përparimin në qytet.

Sirte është 360 kilometra në lindje të Tripolit dhe ka qënë një qendër e mbështetjes së zotit Gadafi. Luftëtarët e qeverisë së përkohshme janë përpjekur për tre javë të hyjnë në qytet.

XS
SM
MD
LG