Lidhje

Lufthansa anulon mbi 500 fluturime


Linja ajrore anuloi fluturimet si pasojë e një greve të punjonjësve të kompanisë, pas një mosmarrëveshjeje mbi pagat

Linja ajrore Lufthansa anuloi sot më tepër se 500 fluturime, për shkak të një greve të punjonjësve të kompanisë, për shkak të një mosmarrëveshjeje për pagën.

Greva e planifikuar për 5 orë ndodh në prag të bisedimeve të reja mbi pagat që mbahen nesër.

Sindikata që përfaqëson mijëra punonjës të linjave ajrore kërkon një rritje page prej 5 për qind, ndërsa kompania Luftansa kërkon mënyra për pakësimin e kostos, duke kërkuar koncesione dhe ngrirjen e pagave.

Në një njoftim në faqen e Luftansës në Internet thuhet se greva ka ndikuar kryesisht tek fluturimet brenda Gjermanisë dhe në qytete evropiane dhe se fluturimet ndërkombëtare pritet të operojnë normalisht.
XS
SM
MD
LG