Lidhje

Luftime në Ukrainën lindore


Trupat e Ukrainës u angazhuan sot në luftime në qytetin e Slovjanskut që është nën kontrollin e forcave separatist pro-ruse. Agjencia ruse e lajmeve Interfax citoi një burim të separatistëve në qytet të ketë thënë se ndoshta rreth 20 vetë nga militantët pro-rusë mund jenë vrarë në luftime.

Ministria e brendshme e Ukrainës njofton se nga radhët e saj janë vrarë 4 pjestëtarë të forcave paraushtarake. Ministria e Mbrojtjes ndërkohë njoftoi se një helikpoter ushtarak u qëllua dhe u rrëzua, por piloti mundi të shpëtojë. Medisa lokale njoftojnë se forcat ukrainase rimorën kontrollin e kullës së televizionit në afërsi të Slovjanskut. Qytetin lindor i Slovjanskut, ka 125 mijë banorë.

Në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme ruse i bëhej thirrje qeverisë së Ukrainës t’i jepte fund gjakderdhjes, për tërheqjen e trupave dhe për t’u ulur në tryezën e bisedimeve për t’i dhënë një zgjidhje krizës përmes negociatave.
XS
SM
MD
LG