Lidhje

Libi, luftime të ashpra për aeroportin e Tripolit


Luftimet e ashpra mes formacioneve që konkurrojnë për të marr kontrollin e aeroportit në kryeqytetin e Libisë, kanë vrarë të paktën tre vetë dhe kanë ndërprerë fluturimet për disa ditë.

Një grup i armatosur islamik sulmoi milicinë Zintan, që ka kontrolluar aeroportin ndërkombëtar të Tripolit që pas rrëzimin të Moammar Gadhafi në vitin 2011, në disa nga luftimet më të ashpra në vend në gjashtë muaj.

Një zyrtar i aeroportit tha se raketat goditën ndërtesën sot para agimit. Celula e Operacioneve Revolucionare Libiane, një koalicion i milicive islamike, mori përgjegjësinë.

Grupet kundërshtare shihen si krahë të armatosur të dy fraksioneve politike, që kërkojnë epërsi në parlamentin e vendit.

XS
SM
MD
LG