Katër civilë janë vrarë në luftime të reja mes forcave të Ukrainës dhe separatistëve pro-rusë në Ukrainën Lindore.
Armëpushimi i muajit të kaluar është respektuar përgjithësisht në rajon, përveçse në Donetsk, një bazë e fuqishme e separatistëve, ku forcat e Kievit dhe kryengritësit janë përleshur çdo ditë për kontrollin e aeroportit të qytetit.
Një banor i Donetskit thotë se në shtëpinë e tij kishte ndodhur një shpërthin ndërsa familja e tij hante darkë.