Lidhje

Luftime të ashpra në Ukrainën lindore


Në Ukrainën lindore sot pati njoftime për luftime të ashpra. Forcat qeveritare luftuan me separatistët pro-rusë që morën pjesë të aeroportit kryesor në qytetin e Donetskut.

Zyrtarët ukrainas thanë se ushtria kreu një sulm ajror ndaj separatistëve të armatosur në aeroport. Ende nuk ka njoftime që të konfirmojnë dëmet apo viktimat.

Një zëdhënës ushtarak ukrainas tha se një avion luftarak Su-25 qëlloi në shenjë paralajmërimi, ndërsa më pas një MiG-29 ndërmori një sulm ajror.

Po sot, dëshmitarët njoftuan edhe për një sulm të helikopterëve ukrainas Mi-24 kundër separatistëve.

Zyrtarët thanë gjithashtu se në aeroport ishin dislokuar edhe trupa parashutiste. Dëshmitarët njoftuan se dëgjuan armë të rënda zjarri dhe shpërthime.
XS
SM
MD
LG