Lidhje

Luftime të ashpra përreth shtëpisë së presidentit në detyrë të Bregut të Fildishtë

  • Zëri Amerikës

Luftime të ashpra përreth shtëpisë së presidentit në detyrë të Bregut të Fildishtë

Luftime të ashpra përreth shtëpisë së presidentit në detyrë të Bregut të Fildishtë

Luftime të ashpra po zhvillohen përreth shtëpisë së presidentit në detyrë të Bregut të Fildishtë Laurent Gbagbo, ku forcat besnike të presidentit të njohur nga komuniteti ndërkombëtar Alassano Ouattar po luftojnë për të rrëzuar zotin Gbagbo. Nuk dihet ende nëse zoti Gbangbo është në banesë. Një këshilltar me bazë në Paris, Alain Toussaint, tha sot se zoti Gbagbo nuk ka ndërmend që të lërë pushtetin.

Teksa shkëmbimet e zjarrit dhe shpërthimet tronditën sot Abixanin, Bashkimi Afrikan bëri një deklaratë, duke i bërë thirrje zotit Gbagbo që të largohej menjëherë nga pushteti.

Zoti Ouattar është shpallur fitues i zgjedhjeve presidenciale të nëntorit, por zoti Gbagbo ka kundërshtuar që të largohet dhe ka arritur të qëndrojë në pushtet kryesisht me ndihmën e ushtrisë.

XS
SM
MD
LG