Lidhje

Eurozona shqyrton termat e ndihmës për Greqinë


Shefat e financave të vendeve të Eurozonës janë në Luksemburg për të shqyrtuar mundësinë e lehtësimit të kushteve të ndihmës për Greqinë.

Disa zyrtarë evropianë kanë pranuar se Greqia e zhytur në borxhe do të ketë nevojë për më shumë liri veprimi për të çuar përpara ekonominë e saj tani në vitin e pestë të recesionit. Por ministrat e financave nga Gjermania, Holanda dhe Finlanda ka të ngjarë të pengojnë ndryshimin e masave shtrënguese që Athina u zotua të miratojë për të siguruar një paketë ndihmash.

Spanja ka në plan të kërkojë zyrtarisht nga shefat e financave miratimin e një pakete shpëtimi prej 125 miliardë dollarësh për bankat spanjolle. Analistët financiarë kanë frikë se Madridi do të pasojë Greqinë Irlandën dhe Portugalinë.
XS
SM
MD
LG