Lidhje

Kongresi i Partisë Demokratike analizon situatën politike


Partia Demokratike e opozitës po zhvillon në Tiranë Kuvendit Kombëtar, i cili po ndryshon organizimin dhe forumet e brendshme të saj, si dhe po shqyrton humbjen e zgjedhjeve një vit më parë pas dy mandatesh në pushtet dhe ecurinë e deritanishme të qeverisjes së majtë. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, akuzoi qeverinë për shkelje ligjore, nihilizëm ndaj rezultateve të administratës së mëparshme dhe ftoi opozitën ta ndjekë një rrugë të re për t'u kthyer sërish në pushtet.

​Kuvendi i PD-së miraton statutin e ri, i cili zmadhon forumet drejtuese dhe zgjedh drejtuesit sipas parimit “Një anëtar një votë”. Një seri e gjatë tubimesh janë zhvilluar në degët e gjithë vendit, nga janë mbledhur mendime dhe njerëz të aftë nga opozita për të drejtuar Partinë Demokratike në veprimtarinë e mëtejshme politike.

Kryetari Lulzim Basha deklaroi se PD-ja është ripërtërirë nga humbja e një viti më parë, kërkoi ndjesë qytetarëve për shkeljet burokratike gjatë qeverisjes së saj dhe numëroi disa nga shkaqet e humbjes në zgjedhje. Zoti Basha tha se PD është gati për një nisje dhe aksion të ri politik, ndërsa situata politike është e rëndë, dhe opozita ka bojkotuar parlamentin pë shkak të dhunës. Sipas tij, koalicioni PS-LSI po rrënon vendin dhe demokracinë, po shkatërrojnë mirëkuptimin dhe po kapin institucionet e pavarura.

Opozita dhe qeveria shkëmbejnë akuza për të njëjtat çështje për një kohë të gjatë. Ato fajësojnë njëra-tjetrën për të njëjtat dështime dhe keqpërdorime të pushtetit, duke nisur nga korrupsioni, vonesat në legalizime, dhe në integrimin europian, si dhe për varfërinë dhe vështrësitë ekonomike. Edhe pse deklarohen pro reformave me mirëkuptim, ato pak arrijnë së bashku në reformat e sistemit gjyqësor, arsimor apo ekonomik.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG