Lidhje

Haziri: Ngritja e Gjykatës, e domosdoshme

  • Ardita Dunellari

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lufti Haziri thotë se dështimi i themelimit të Gjykatës së Posaçme deri më tani ka qenë rezultat i dyshimeve të qytetarëve dhe përfqësuesve politikë lidhur me pretendimet dhe akuzat e deputetit zvicerian në Këshillin e Evropës, Dick Marty për trafikim organesh. Ai thotë se menyra se si është nisur procesi i themelimit të Gjykatës së Posaçme ka krijuar hapësirë për dyshime. Por, zoti Haziri shtoi se themelimi i kësaj gjykate është i domosdoshëm. Zoti Haziri thotë se parlamenti dhe institucionet e Kosovës duhet të respektojnë obligimet e tyre ndërkombëtare, Kosova ka nevojë ta zbardh të kaluarën e saj para vetes dhe komunitetit ndërkombëtar, dhe të shmang krijimin e gjykatës nga OKB-ja.

Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ndodhet këto ditë në Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë në një konferencë mbi mënyrat për të nxitur ripajtimin dhe për të ushqyer paqen.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG