Lidhje

Zgjedhje të parakohëshme në Luksemburg


Udhëheqësi evropian që ka qëndruar më gjatë në post ndeshet sot me një provë të vështirë në zgjedhjet që mbahen në Luksemburg.

Kryeministri Jean-Claude Juncker, i cili është në pushtet që nga viti 1995, shpreson ta ruajë postin dhe të udhëheqë qeverinë e re të kryesuar nga Partia e tij Kristian-Sociale e Popullit.

Luxembourgu është një nga vendet më të vogla të botës, por njëkohësisht ndër më të pasurit.

Zgjedhjet, që ishin në plan të mbaheshin qershorin e ardhshëm, u përshpejtuan, pas një skandali ku ishte përfshirë shërbimi sekret. Për pasojë, një partner i koalicionit qeverisës e tërhoqi mbështetejn për kryemistrin.
XS
SM
MD
LG