Lidhje

Luzier nuk do të bëjë më karikatura të profetit


Karikaturisti që vizatoi Profetin Muhamed për kopertinën e revistës satirike franceze Charlie Hebdo thotë se nuk do të bëjë më karikatura të profetit.

Renald Luzier që njihet me emrin profesional "Luz" i tha një reviste franceze këtë javë se nuk i intereson më të vizatojë Profetin Muhamed.

Ai tha se është lodhur duke e bërë një gjë të tillë, ashtu siç ishte lodhur duke bërë karikaturën e ish-Presidentit francez Nicolas Sarkozy.

Luzier ishte në zyrat Charlie Hebdosë në Paris më 7 janar kur ekstremistë islamikë hynë në ndërtesë dhe vranë 12 persona.

XS
SM
MD
LG