Lidhje

Ukraina: Rusia të mbajë përgjegjësi për MH-17


Head: Ukraina: Rusia të mbajë përgjegjësi për avionin e rrëzuar

Teaser: Kryeministri ukrainas kërkon që Rusia të mbajë përgjegjësi për avionin Malaysia Airlines MH-17, të rrëzuar vitin e kaluar mbi Ukrainën lindore

TEXT: Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, u shpreh gjatë një interviste për kanalin CNN se vendi përgjegjës për rrëzimin e avionit malajzian duhet të përballet me drejtësinë.

Një ekip hetimor i udhëhequr nga hetues holandezë, në përbërje të të cilit pati edhe hetues nga Australia, Belgjika, Malajzia dhe Ukraina, konkludoi se avioni ishte rrëzuar nga një raketë tokë-ajër e prodhimit rus.

Megjithëse raporti nuk emërton fajtorët, Rusia e ka kundërshtuar dhe ka kërkuar që Kombet e Bashkuara të kryejnë një hetim të ri për këtë ngjarje.

XS
SM
MD
LG