Lidhje

Maqedoni: Dënohet ish-ministri i brendshëm, Boshkovski


Ish-ministri i Brendshëm i Maqedonisë, Lube Boshkovski u dënua sot me dhjetë vjet e gjysmë burg nën akuzat për rol ndihmës në një vrasje në vitin 2001.
Gjykata e Shkupit la në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për katër persona të tjerë të akuzuar për vrasjen. Tre prej të akuzuarve, shtetas serbë, u dënuan në mungesë. Fajtorë u shpallën edhe dy ish-zyrtarë të policisë dhe ish-truproja e Lube Boshkovskit.
Ky është procesi i dytë gjyqësor që zhvillohet për këtë rast.
Avokatët mbrojtës të ish-ministrit thanë se do ta apelojnë përsëri çështjen dhe do të kërkojnë rigjykim, pasi sipas mbrojtjes ky është një proces i montuar politik.
Rasti ka të bëjë me vrasjen e dy shtetasve maqedonas në vitin 2001, një rast për të cilin ende nuk dihen motivet e krimit.
Ish ministri maqedonas Lube Boshkovski është akuzuar dhe më vonë liruar për mungesë provash nga Gjykata e Hagës, lidhur me vrasjen e dhjetë civilëve shqiptarë në një fshat të Shkupit, në gusht të vitit 2001.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG