Lidhje

Maqedoni: Ministra të rinj të BDI-së në qeveri


Parlamenti i Maqedonisë miratoi sot pasdite tre ministra nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, në kabinetin qeveritar të kryeministrit Nikolla Gruevski.

Talat Xhaferi merr postin e ministrit të Mbrojtjes, ndërsa Fatmir Besimi nga ministër i Mbrojtjes kalon në postin e ministrit pa portofol, por pritet të emërohet për zëvendës-kryeministër që do të merret me çështjet e Integrimit Evropian.

Tahir Hani, nga zëvendësministër i Transportit merr postin e ministrit të Pushtetit Vendor.

U votuan gjithashtu edhe zëvendësministrat e rinj të Punëve të Brendëshme, të Financave dhe të Transportit e Lidhjeve.

Këto ndryshime në qeverinë e Maqedonisë bëhen pas dorëheqjeve të Teuta Arifit dhe Nevzat Bejtës të cilët do të garojnë për kryetarë të komunave të Tetovës dhe të Gostivarit.
XS
SM
MD
LG