Lidhje

Maqedonia do ndihmë nga BE për krizën


Dy partitë më të mëdha maqedonase, VMRO-DPMNE dhe Lidhja Social Demokrate po kërkojnë në Bruksel zgjidhjen e krizës politike që ka përfshirë vendin pas skandalit të përgjimeve.

Komisioni Evropian ka lënë të kuptohet se euro-deputetët janë në cilësinë e lehtësuesve në këtë dialog.

Ekipi i VMRO-së drejtohet nga ministri i jashtëm Nikolla Popovski, ndërsa ai i Lidhjes Social Demokrate të opozitës nga Radmilla Sheqerinska.

Bisedimet pritet të jenë të vështira; opozita kërkon formimin e një qeverie të përkohshme deri në zgjedhje të parakohëshme, kurse partia në pushtet kërkon kthimin e opozitës në Parlament. Bashkimi Demokratik për Integrim, ndërkohë, shpreson se do të bëhet pjesë e këtyre bisedimeve në një fazë të dytë të zhvillimit të tyre.


XS
SM
MD
LG